Ndarja e mandatave sipas rezultateve preliminare

Bazuar në rezultatet preliminare të zgjedhjeve të 7 qershorit, të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ku nuk janë përfshirë votat me kusht, ato me postë, si dhe në përfaqësitë diplomatike, Lëvizja Vetëvendosje e cila ka fituar 42.91 për qind të votave do të ketë 48 deputetë në Kuvendin e Kosovës. 

Partia Demokratike e Kosovës, që ka dalë e dyta me 21.12 për qind të votave, do të ketë 24 deputetë. 

Lidhja Demokratike e Kosovës me 17.58 për qind të votave do të ketë 20 deputetë e Aleanca me 7.16 për qind të votave do të ketë 8 deputetë. 

Për pakicën serbe janë të rezervuara 10 vende si dhe për pakicat joserbe 10. /koha.net

Read Previous

Reuters: Kurti kërkon bashkëpunim me partitë e tjera pas fitores në zgjedhje

Read Next

Izraeli dhe Irani kërkojnë një armëpushim të menjëhershëm, thotë Trump