Si mund ta verifikoni online qendrën tuaj të votimit?

Foto: Bujar Terstena (Radio Evropa e Lirë)

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se të gjithë qytetarët me të drejtë vote mund të kontrollojnë lehtësisht vendndodhjen e qendrës së tyre të votimit përmes platformës elektronike të institucionit.

Për të verifikuar vendvotimin, votuesit duhet të fusin numrin personal të Republikës së Kosovës dhe datën e lindjes në sistemin online të KQZ-së.

Pas përfundimit të verifikimit, platforma shfaq të dhënat e votuesit, përfshirë edhe adresën e saktë të Qendrës së Votimit ku ai është i regjistruar për të votuar.

Për verifikimin e qendrës së votimit mund të përdoret platforma: qv.kqz-ks.org. /Telegrafi/

Read Previous

Këta janë numrat ku mund të raportoni parregullsitë në lidhje me zgjedhjet

Read Next

Votimi me asistencë, KQZ: Lejohet vetëm për kategori të caktuara të votuesve