Asnjë lider i ranglistës nuk e ka fituar Botërorin

Pas miqësoreve në të cilat Franca humbi 2:1 nga Bregu i Fildishtë dhe Spanja barazoi me Irakun 1:1, janë bërë ndryshime në renditjen e FIFA-s. 

Argjentina ka dalë në vendin e parë. Kjo mund të duket si sukses në pamje të parë, por jo edhe sa i përket rrjedhës në Kupë të Botës. 

“Mundo Deportivo” ka shkruar të premten se asnjë shtet që ishte i pari në renditjen e FIFA-s, nuk e ka fituar Kupën e Botës. 

Në tetë edicionet e kaluara të Kupës së Botës, kampionët kanë qenë nga vendet e mëposhtme në ranglistë.

Në vitin 1994, Brazili e fitoi Botërorin ndonëse Gjermania ishte e para në renditje.

Brazili ishte i pari në renditjen e vitit 1998 dhe ishte favorit, por ishte Franca që triumfoi edhe pse ishte e 18-ta në renditje. 

Në Kore dhe Japoni në vitin 2002, Franca ishte e para sipas FIFA-s, por Brazili, i dyti në renditje, e fitoi Botërorin. 

Në vitin 2006, Brazili sërish ishte i pari, por Italia, e 13-ta, e fitoi Kupën e Botës për herë të katërt. 

Në Afrikën e Jugut në vitin 2010, Brazili ishte i pari edhe një herë tjetër. Por, Spanja e dyta e ngriti trofeun prestigjioz. 

Në Brazil në vitin 2014, Spanja shkoi në turne si e para, por Gjermania, e dyta në renditje, fitoi.
Gjermania ishte e para katër vjet më pas, por ishte Franca që e nisi turneun si e shtata e që festoi.

Dhe në Katari 2022, Brazili ishte i pari në klasifikim. Megjithatë, Argjentina nga pozita e tretë, triumfoi me Lionel Messin si udhëheqës të skuadrës./koha.net

Read Previous

Kontrolloni iOS – mund t’ju ndërpritet përdorimi i Word dhe Excel

Read Next

BE: S’ka rrezik për mungesë të karburantit të avionëve, pavarësisht rritjes së çmimeve