IKD: Partitë premtojnë drejtësi dhe luftë kundër korrupsionit, por pa plane konkrete reformash
Me afrimin e sezonit veror dhe rritjen e tensioneve në Lindjen e Mesme, shumë udhëtarë kanë shprehur shqetësime se linjat ajrore mund të përballen me mungesë karburanti për fluturimet.
Megjithatë, Komisioneri i Bashkimit Evropian për Transportin, Apostolos Tzitzikostas, ka deklaruar se aktualisht nuk ka asnjë shenjë që Evropa do të përballet me mungesë të karburantit për avionët në muajt e ardhshëm, raporton The Guardian.
“Nuk ka mungesë të karburantit të avionëve në Evropë. Nuk kemi asnjë tregues se do të ketë mungesa gjatë periudhës së ardhshme”, tha ai.
Deklarata është dhënë në një kohë kur vazhdon pasiguria lidhur me ngushticën e Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme detare për transportin global të naftës dhe produkteve energjetike.
Sipas Tzitzikostas, çmimet e larta të karburantit kanë detyruar disa kompani ajrore të rishikojnë operimet e tyre dhe të anulojnë linjat që nuk janë më ekonomikisht të qëndrueshme.
“Kjo është arsyeja pse po shohim që disa kompani ajrore po zgjedhin të ndërpresin disa prej linjave të tyre që nuk kishin më kuptim ekonomik”, u shpreh ai.
Në muajin maj, kompanitë ajrore reduktuan rreth dy milionë vende në fluturimet e planifikuara, një shifër që përfaqëson më pak se 2 për qind të kapacitetit global të aviacionit.
Megjithëse kostot e larta të energjisë vazhdojnë të ushtrojnë presion mbi industrinë ajrore, autoritetet evropiane theksojnë se furnizimi me karburant mbetet i qëndrueshëm dhe nuk paraqet rrezik për sezonin e udhëtimeve verore./koha.net