Parashikimi i motit për sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se sot në vendin ton ë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Sipas parashikimit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 dhe 13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës pritet të arrijnë nga 22 deri në 26 gradë Celsius, transmeton KosovaPress.

IHMK bën të ditur se era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi prej 1 deri në 4 metra në sekondë./kp

Read Previous

Cilat janë shenjat që tregojnë që është ushtruar dhunë ndaj një fëmije?

Read Next

Sot mbahet samiti BE-Ballkani Perëndimor, Haxhiu përfaqëson Kosovën