Situata në Zvërnec, Costa: Komisioni Evropian është në kontakt me autoritetet shqiptare

PHOTO: REUTERS/Johanna Geron

Presidenti i Këshillit të Evropës, Antonio Costa deklaroi sot se Komisioni Evropian është në kontakt me autoritetet shqiptare dhe po dëgjon shoqërinë civile në lidhje me situatën e fundit në Zvërnec.

I pyetur sot gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me Kryeministrin Edi Rama rreth transparencës së investimeve në Zvërnec dhe ndikimin që mund të ketë çështja e pronave në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, Costa tha se “në procesin e anëtarësimit, qëllimi është që Shqipëria të jetë në përputhje të plotë me legjislacionin e Bashkimit Evropian në të gjitha fushat, përfshirë edhe mjedisin”.

“Nuk mund të flas për ndonjë projekt të veçantë apo specifik, por Komisioni Evropian, jeni të sigurt, është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet shqiptare, duke dëgjuar edhe shoqërinë civile dhe, në rast se do të ketë arsye për të komentuar, Komisioni Evropian do të reagojë”, tha ai.

Sipas Costa-s, “ky është procesi normal i punës sonë”.

“Nuk bëhet fjalë vetëm për përkthimin në gjuhën shqipe të legjislacionit të Bashkimit Evropian, por për zbatimin e tij në Shqipëri, në lidhje me mjedisin dhe të gjitha fushat e tjera, si dhe kapitujt përkatës”, tha Costa. /ATSH/

Read Previous

Rama: Shqipëria ka detyrë të përmbushë reformat në rrugën drejt BE-së

Read Next

Rama i prerë për Zvërnecin: Investimi nuk ndalet sa kohë jam unë këtu