Ish-futbollisti i njohur i Liverpoolit, James Milner, ka njoftuar tërheqjen nga futbolli në moshën 40-vjeçare.
Lajmin e ka bërë të ditur Milner përmes një postimi në rrjetet sociale.
Milner mban rekordin si futbollisti me më së shumti paraqitje në Premier League me 658 ndeshje.
Milner me përfundimin e kontratës te skuadra e Brightonit ka vendosur që të tërhiqet nga futbolli aktiv.
Mesfushori për një kohë të gjatë luajti te skuadra e Liverpoolit.
Ai me “të kuqtë” zhvilloi 332 ndeshje. Kontribuoi me 26 gola dhe 46 asistime.
Ka luajtur edhe në skuadra si Leeds United, Swindon Town, Newcastle United, Aston Villa e Manchester City.
Në karrierën 24-vjeçare si futbollist, Milner ka fituar 12 trofe.
Milner me përfaqësuesen e Anglisë ka një gol të shënuar në 61 paraqitje./koha.net