Shefi i Ferrarit, Frederic Vasseur: E kemi lënë pas Monzën dhe jemi përqendruar te gara në Madrid
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se java e ardhshme do të karakterizohet nga mot i ndryshueshëm, me intervale me diell dhe zhvillim të vranësirave, të cilat vende-vende do të sjellin reshje lokale shiu, shkarkesa elektrike dhe lokalisht breshër.
Sipas IHMK-së, temperaturat do të mbeten mbi mesataren klimatologjike për këtë periudhë, ndërsa lagështia në tokë do të vazhdojë të jetë e favorshme për shumicën e kulturave bujqësore.
Instituti ka theksuar se cilësia e ajrit pritet të mbetet kryesisht e mirë, ndërsa indeksi UV gjatë orëve të mesditës do të arrijë vlera të larta, duke rekomanduar kujdes gjatë ekspozimit në diell.