Kurti pas takimit me Kryediplomatin shqiptar: Bashkërendimi dhe bashkëveprimi detyrë kombëtare

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është shprehur i nderuar që ka mirëpritur, siç shprehet “në takim vllazëror ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Ferit Hoxha”.

Krahas pamjeve të publikura, Kurti është shprehur se “marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë janë të shkëlqyeshme, janë marrëdhënie të dy shteteve të të njëjtit komb. Andaj, bashkërendimi dhe bashkëveprimi nuk është zgjedhje por detyrë kombëtare”.

Krahas marrëdhënieve bilaterale, “me ministrin Hoxha biseduam për bashkëpunimin rajonal e ndërkombëtar, sikurse edhe për integrimin euro-atlantik të vendeve tona”, pohon Kurti./reporteri

Read Previous

Turqia e gatshme të bashkëpunojë me Japoninë në prodhimin e dronëve 

Read Next

Ministri Hoxha citon fjalët e Kryeministrit Rama gjatë vizitës në Prishtinë: Kush prek Kosovën, prek Shqipërinë