Kapet automjeti me mallra të kontrabanduara në vlerë rreth 20 mijë euro
Victor Wembanyama shënoi 22 pikë, ndërsa San Antonio Spurs mposhti kampionin në fuqi, Oklahoma City Thunder me rezultatin 111:103, për të arritur në finale të NBA-së.
Spurs arriti në finalen e parë të NBA-së që nga viti 2014, ndërsa do të përballet me New York Knicks.
Trajneri i San Antonios, Mitch Johnson, i kishte bërë thirrje Wembanyamas të shënonte më shumë se 20 pikë, pas paraqitjes zhgënjyese të francezit në ndeshjen e pestë.
Ai të premten ndihmoi skuadrën të barazonte rezultatin në 3:3 në seri, ndërsa tani është afër realizimit të ëndrrës së fëmijërisë për titull të kampionit të NBA-së.
Spurs kaloi në finalen e madhe me rezultatin 4:3.
Në finalen tjetër të konferencës, New Yorku kishte fituar 4:0 ndaj Clevelandit.
“Ajo që kam mësuar është se mund të kaloj pengesa që nuk e dija se mund të bëheshin kaq të larta”, tha Wembanyama pasi u sigurua finalja e NBA-së.
Seria finale fillon më 3 qershor. Ndeshja e fundit e mundshme, e shtata, është e planifikuar për 19 qershor./koha.net