GTA 6 pritet të sjellë fitime rekord, parashikohen miliona porosi paraprake
Microsoft, Google, Amazon dhe Meta janë bërë pjesë e një nisme të re të udhëhequr nga organizata jofitimprurëse Elemental Impact, me synimin për të përshpejtuar zhvillimin e teknologjive që ulin ndikimin klimatik të data center.
Nisma fokusohet në zgjidhje si sistemet e avancuara të ftohjes, ruajtja e energjisë dhe përdorimi i materialeve me karbon të ulët, përfshirë betonin dhe çelikun “e gjelbër”. Sipas organizatorëve, data center-ët po shndërrohen në një hapësirë testimi për teknologji të reja që lidhen drejtpërdrejt me rritjen e konsumit energjetik nga inteligjenca artificiale.
Zyrtarët e Elemental Impact bëjnë të ditur se qëllimi i iniciativës nuk është financimi i zgjerimit të vetë data center-ëve, por përshpejtimi i kalimit të teknologjive nga faza e testimit në përdorim të gjerë industrial. Programi parashikon investime nga 500 mijë deri në 5 milionë dollarë për startup-e që zhvillojnë zgjidhje në eficiencën energjetike, menaxhimin e ujit dhe infrastrukturën e qëndrueshme.
Ndërkohë, kompani të mëdha teknologjike dhe organizata si Breakthrough Energy dhe Builders Vision do të ofrojnë mbështetje financiare dhe akses në infrastrukturë për testime.
Sipas Microsoft-it, sfida kryesore mbetet kalimi nga inovacioni në implementim në shkallë të gjerë, sidomos në një kohë kur kërkesa për energji nga sistemet e inteligjencës artificiale po rritet ndjeshëm. Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se kjo nismë, ndonëse e rëndësishme, nuk mjafton për të zbutur plotësisht shqetësimet mbi ndikimin mjedisor të zgjerimit të shpejtë të infrastrukturës së AI./KultPlus.com