Temperatura jashtëzakonisht të larta pritet të godasin pjesë të Evropës këtë fundjavë

Pjesë të mëdha të Evropës po përgatiten për temperatura shumë të larta këtë fundjavë, ndërsa ekspertët paralajmërojnë se nxehtësia ekstreme në pranverë po bëhet “normalja e re”.

Në Spanjë, shërbimi meteorologjik AMET paralajmëron se gadishulli Iberik do të përjetojë temperatura të pazakonta për këtë periudhë të vitit, me deri në 38°C në disa lugina si Guadiana dhe Guadalquivir. Edhe gjatë natës priten temperatura të larta që nuk zbresin nën 20°C, të cilat quhen “net tropikale”.

Në Mbretërinë e Bashkuar, temperaturat mund të arrijnë deri në 33°C, duke thyer rekorde për muajin maj, sidomos në jug të Anglisë dhe Midlands. Parashikohet mot i thatë dhe me diell.

Në Gjermani, temperaturat pritet të lëvizin rreth 30°C, ndërsa në disa rajone mund të shkojnë deri në 31°C. Në Francë (Paris), pritet deri në 33°C gjatë fundjavës dhe fillimit të javës së ardhshme.

 Në Itali (Romë), temperaturat do të jenë rreth 31°C, ndërsa në Portugali (Lisbonë) priten rënie graduale nga 31°C në 27°C gjatë ditëve të fundjavës, shkruan Euronews./express

Read Previous

Tirana nis punimet e stadiumit provizor në Shqipëri ku do të përformojë Kanye West

Read Next

Kryeministri hungarez, Magyar: Ballkani sa më parë në BE, para se ta humbin kredibilitetin para atyre vendeve