Eurovizion 2026 – Sanchez: Rregullat e vendosura për Rusinë të vlejnë edhe për Izraelin

Credit: Getty Images

Spanja qëndroi në anën e ”duhur të historisë” me vendimin e saj për të mos marrë pjesë në Eurovision duke pasur parasysh praninë e Izraelit midis konkurrentëve shkroi në X kryeministri spanjoll Pedro Sánchez.

“Këtë vit nuk ishim në Eurovision, por do të jemi atje me bindjen se jemi në anën e duhur të historisë. Për qëndrueshmëri, përgjegjësi dhe humanizëm”, tha kryeministri spanjoll.

”Rregullat që u zbatuan ndaj Rusisë pas pushtimit të Ukrainës duhet të zbatohen edhe për Izraelin”, shtoi ai. /ATSH/

Read Previous

Tony Blair: Evropa dhe vendet e Gjirit të forcojnë aleancën ushtarake dhe ekonomike!

Read Next

Lansohet platforma e trajnimeve për siguri kibernetike për shërbyesit civil