PSG-ja, Lensi e Lille në Ligën e Kampionëve

Paris Saint-Germaini si kampion, nënkampioni Lensi dhe Lille, do të luajnë në Ligën e Kampionëve në edicionin e ardhshëm. 

Lensi në xhiron e fundit të kampionatit elitar francez fitoi 4:0 në udhëtim te Lyoni. Kjo ka bërë që Lensi ta përfundojë sezonin në vendin e dytë me 70 pikë. 

Ndërkohë, Lille pavarësisht humbjes, 2:0 në shtëpi nga Auxerre, ka përfunduar në pozitën e tretë me 61 pikë. 

Auxerre e siguroi mbijetesën falë kësaj fitoreje, pasi doli në pozitën e 15-të me 34 pikë, dy më shumë se Nice. 

Le Havre e siguroi qëndrimin në Ligue 1 dhe përfundoi në vendin e 14-të me 35 pikë, pas fitores 2:0 në udhëtim te Lorienti. 

Nice përfundoi në pozitën e 16-të, përkatësisht të plejautit. Nice barazoi me Metzin pa gola në shtëpi. Nice është edhe në finale të Kupës së Francës. Më 22 maj luan në finale ndaj Lensit. 

Nga elita franceze largohen Nantesi dhe Metzi./koha.net

Read Previous

Tre palë zgjedhje për 16 Muaj: Kosova në krizë politike dhe ekonomike

Read Next

Çmimi i naftës rritet me mbi 1% pas sulmit me dronë në termocentralin bërthamor të Emirateve të Bashkuara Arabe