U prinë Vjosa Osmani, këta janë 110 kandidatët e LDK-së për deputetë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka publikuar listën e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 7 qershorit.

Bartëse e listës është ish-Presidentja Vjosa Osmani, teksa numrin 2 e mban kreu i LDK’së, Lumir Abdixhiku, shkruan Reporteri.net.

Pas tyre renditen Kujtim Shala, Doarsa Kica Xhelili, Lutfi Haziri, Jehona Lushaku, Albena Reshitaj, Ukë Rugova, Jeta Statovci e Anton Quni.

Jashtë 10shes së LDK’së shihet se kanë mbetur Hykmete Bajrami e Avdullah Hoti, të cilët janë deklaruar kundër kthimit të Osmanit në LDK.

Hoti e ka numrin 11, ndërsa Bajrami 12.

“Një ekip që bashkon përvojën dhe energjinë e re. Integritetin, profesionalizmin dhe përkushtimin ndaj Republikës. Me njerëz që vijnë nga çdo anë e Kosovës, nga diaspora, nga jeta akademike, profesionale e qytetare; me gra e burra që besojnë se ky vend meriton më shumë qetësi, më shumë siguri dhe më shumë shpresë”, thuhet në postim krahas listës./Reporteri.net

Read Previous

VV-ja e publikon listën me 110 kandidatët për deputetë

Read Next

Konjufca: Kosova e gatshme për statusin e vendit kandidat në BE