Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime
Granit Xhaka është shpallur lojtari më i mirë i sezonit për ekipin e tij, Sunderland.
Xhaka u transferua verën e kaluar dhe menjëherë u bë një shtyllë e ekipit anglez, duke treguar performanca fantastike. Pasi mori çmimin, Xhaka reagoi me një postim.
“Njerëzit e vunë në dyshim këtë transferim. Unë besoja në vizion. Sot, duke qëndruar këtu si Lojtari i Vitit, nuk ndiej asgjë tjetër veçse krenari, mirënjohje dhe uri për më shumë. Tifozëve, faleminderit që më pranuat që nga dita e parë, për pasionin, besimin dhe mbështetjen tuaj të pakushtëzuar në çdo betejë. Ky klub do të thotë gjithçka për mua” – shkroi Xhaka.
Më 30 korrik 2025, Xhaka u rikthye në Angli, duke nënshkruar për ekipin e sapongjitur në Premier Ligë, Sunderland, në një kontratë tre-vjeçare. /KosovaPress/