Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime
Para njoftimit të Presidentit Donald Trump se SHBA do të pezullonte projektin “Liria” në Ngushticën e Hormuzit, Sekretari i Shtetit Marco Rubio dha një deklaratë në Shtëpinë e Bardhë duke konfirmuar se “Operation Epic Fury” – emri i dhënë ofensivës fillestare SHBA-Izrael kundër Iranit, kishte përfunduar.
“Operation Epic Fury ka përfunduar. Ne arritëm objektivat e atij operacioni,” tha Rubio, duke shtuar se faza ofensive e luftës me Iranin ka “mbaruar”, raporton BBC.
Rubio tha se Trump tani do të preferonte të arrinte një marrëveshje me Iranin, duke përfshirë një memorandum mirëkuptimi mbi mënyrën se si Ngushtica e Hormuzit mund të rihapet plotësisht.
“Kjo është rruga që ai preferon. Deri tani, kjo nuk është rruga që Irani ka zgjedhur,” tha Rubio. /Reporteri.net/