Rama: Një Bashkim Evropian që s’është i plotë, është më i dobët

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, para nisjes së Samitit të tetë të Komunitetit Politik Evropian që mbahet në Armeni, ka thënë se një Bashkim Evropian që nuk është i plotë, është më i dobët dhe cenueshëm.

Samitin, e ka quajtur mundësi për të ndarë ambiciet dhe shqetësimet e përbashkëta.

“Është një tjetër samit, Samiti i Komunitetit Politik Evropian dhe një tjetër mundësi për të ndarë ambiciet dhe shqetësimet tona të përbashkëta. Ndërkohë, është një tjetër shans i madh për të parë se sa mund të bëjmë së bashku dhe sa e rëndësishme është te ecet përpara me bashkimin e Evropës. Duhet të shohim se çfarë qëndron realisht pas dhe ndërkohë është e qartë, që kështu siç janë gjërat, NATO-ja duhet të mbështetet më shumë në pjesën evropiane. Një Bashkim Evropian që nuk është i plotë, është më i dobët dhe është më i cenueshëm sesa një Bashkim Evropian i cili është i plotë”, ka thënë ai. /Top Channel/

Read Previous

Britania ua ndalon përjetësisht duhanin brezave të ardhshëm

Read Next

Çfarë po planifikon Trump? Kërcënon me tërheqje masive të ushtarëve!