Në Bullgari i vjen fundi dominimit 14-vjeçar të Ludogoretsit

Ludogoretsi e fitoi titullin e parë të kampionit të Bullgarisë në futboll në vitin 2012. Dhe prej atëherë titullin e kampionit e ka fituar plot 14 herë rresht.

Këtij dominimi të plotë i erdhi fundi.

Levski Sofia është kampion i Bullgarisë për edicionin 2025/2026. Për Levskin është titulli i 27-të gjithsej, por i pari që nga viti 2009.

Levski e ka siguruar titullin e kampionit në Bullgari katër xhiro para fundit të edicionit./koha.net

Read Previous

Trump paralajmëron goditje të re ndaj Iranit: Gjithçka është e mundur nëse sillen keq

Read Next

Çmimi i naftës sot njëjtë si dje