Dogana ndalon mallra të padeklaruara në Aeroportin e Prishtinës

Janë konfiskuar rreth 100 copë produkte të padeklaruara në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Sipas njoftimit të Doganës së Kosovës, zyrtarët ndaluan një udhëtar nga kanali i gjelbër për kontroll të bagazhit përmes skanerit, me ç’rast edhe identifikuan mallrat.

“Për mosdeklarim të mallrave që udhëtari bart në bagazh në kundërshtim me Nenin 244 të Kodit Doganor të Republikës së Kosovës (KDA), rasti ështe cilësuar si kundërvatje doganore”, njofton dogana. /RTKlive

Read Previous

Si qëndrojnë vendet e Ballkanit sa i përket lirisë së medias?

Read Next

Dita Ndërkombëtare e Muzikës Jazz