Në vazhdën e aktiviteteve të saj, Jakova Inovation Center sot ka mbledhur në një tryezë të përbashkët me biznese nga komuna e Gjakovës, në kuadër të projektit “Të bashkuar drejt fuqizimit të të rinjëve, grave dhe grupeve në disavantazh”, financuar nga Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë dhe implementuar nga Jakova Innovation Center dhe Komuna e Gjakovës.
Përfaqësuesit e OJQ-ve dhe bizneseve shpresojnë se implementimi i këtij projekti do të jetë frytdhënës në tregun e veprimtarive të tyre. Dhe i njëjti do të sjëllë rezultate edhe në vazhdimësi pasiqë synimi i gjithë kësaj është evidentimi i sfidave në tregun e punës duke përfshirë komunat në të cilat implementohet ky projekt.