Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Kollçaku, para fillimit të seancës së Kuvendit, deklaroi se partia e saj ka bërë dhe po vazhdon t’i bëjë të gjitha përpjekjet që situata për zgjedhjen e presidentit të zgjidhet, përfshirë edhe përmes një takimi me presidentin.
“Lëvizja Vetëvendosje i ka bërë dhe po vazhdon t’i bëjë të gjitha përpjekjet që kjo çështje të zgjidhet, edhe në një takim me presidentin”, tha Kollçaku.
Ajo vlerësoi se zgjedhjet e reja janë të panevojshme dhe do të sillnin kosto të panevojshme.
“Zgjedhjet e reja janë totalisht të panevojshme, të kushtueshme. Ne tashmë e kemi një fitues të rikonfirmuar në dy palë zgjedhje brenda një viti dhe me të vërtetë presim reflektim nga opozita”, u shpreh ajo.
Kollçaku theksoi se Kosova është demokraci parlamentare dhe se institucionet ekzistojnë, ndërsa sfida mbetet gjetja e një figure konsensuale dhe unifikuese.
“Ne jemi demokraci parlamentare, i kemi institucionet, mbetet të gjejmë një figurë konsensuale, të pranueshme për të gjithë, unifikuese”, deklaroi deputetja.
Sipas saj, është e pabesueshme që subjektet politike, të cilat prej vitesh janë thirrur në figura akademike dhe institucionaliste, të mos arrijnë të propozojnë një emër jashtë strukturave aktuale politike.
“Jam e bindur se këto subjekte, që gjithë këto vite janë thirrur si figura akademike dhe institucionaliste, të mos gjejnë një emër jashtë strukturave aktuale politike që ta preferojnë dhe të vijnë me atë emër në Kuvend, është e pabesueshme”, përfundoi Kollçaku. /RTKLive