17-21 Maj 2021 do të mbahen kampet pesë ditore për kategorinë U12 dhe U14. Kampi U12 do të mbahet në fushat e tenisit ‘Arben Zeka’ në Brestovik me kryetrajner Lorik Haxhishabanin, ndihmës-trajnere Viola Peja dhe trajner kondicional Enver Tahiraj. Ndërsa kampi U14 do të mbahet te fushat e tenisit ‘Rilindja’ në Prishtinë me kryetrajner Arian Ibrahimin, ndihmës-trajner Burim Çitaku dhe trajner kondicional Enver Tahiraj.Në këto kampe do të marrin pjesë 8 tenistët më të mirë të kategorisë U12 dhe U14.
Po mbahen kampet pesë ditore të organizuara nga Federata e Tenisit të Kosovës