Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime
Liderët evropianë kanë reaguaqr pas lajmit për të shtënat me armë gjatë Darkës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë në Washington ku i pranishëm ishte dhe presidenti amerikan, Donald Trump.
Nga ky rast, një oficer i Shërbimit Sekret amerikan mbeti i plagosur, i cili të dielën u lirua nga spitali, ndërsa një 31-vjeçar i dyshuar është arrestuar.
Më poshtë keni disa nga reagimet e liderëve evropianë:
Presidenti francez, Emmanuel Macron, e quajti incidentin “të papranueshëm”, duke shkruar në X se “dhuna nuk ka vend në një demokraci” dhe duke shprehur “mbështetje të plotë për Donald Trump”.
Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, e cilësoi ngjarjen si “thellësisht shqetësuese” dhe tha se “dhuna politike nuk ka vend në jetën publike dhe duhet të refuzohet fuqishëm”.
Kryeministri britanik, Keir Starmer, u shpreh “i tronditur” nga ajo që ndodhi, duke shtuar se “çdo sulm ndaj institucioneve demokratike ose ndaj lirisë së shtypit duhet të dënohet me termat më të ashpër”.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se “dhuna nuk ka vend në politikë, kurrë”, duke falënderuar “veprimin e shpejtë të policisë dhe ekipeve të emergjencës për garantimin e sigurisë së të pranishmëve”.
Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, u shpreh se “një ngjarje që synon të nderojë një shtyp të lirë nuk duhet kurrë të kthehet në një skenë frike”, duke i uruar “shërim të shpejtë” oficerit të plagosur të Shërbimit Sekret.
Kryeministri suedez, Ulf Kristersson, tha se është “i lehtësuar” që Trump dhe pjesëmarrësit e tjerë janë të sigurt, duke shprehur mendimet e tij për “të gjithë ata që u tronditën nga ngjarja, përfshirë gazetarët suedezë që morën pjesë në darkë”.
Kryeministri në largim i Hungarisë, Viktor Orbán, një aleat i afërt i Trump, tha se është “i shqetësuar nga lajmet” dhe dërgoi “mendimet dhe lutjet” e tij për presidentin amerikan dhe zonjën e parë.
Liderë nga vende të tjera evropiane, përfshirë Italinë, Spanjën, Portugalinë, Greqinë, Irlandën, Holandën, Ukrainën, Estoninë, Shqipërinë, Letoninë, Kosovën dhe Lituaninë, gjithashtu dënuan ngjarjen dhe shprehën lehtësimin që Trump dhe të pranishmit e tjerë nuk u lënduan.
CNN/Reporteri.net/