Ambasadori Malaj: Vepra e Qosjes, pasuri e jashtëzakonshme

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, ka bërë homazhe në Kuvendin e Kosovës në nderim të akademikut të njohur Rexhep Qosja.

Ambasadori Malaj e vlerësoi lart kontributin e Qosjes në letërsi dhe në mendimin intelektual shqiptar, duke e cilësuar veprën e tij si një pasuri të jashtëzakonshme.

“Gjithçka që ka lënë akademiku Rexhep Qosja është një pasuri e jashtëzakonshme. Për këtë arritje që jetojmë sot mendoj që më mirë akoma do të jetë për brezin e ri që do të mund të prek tezat e tij dhe  gjithçka që ka ai ka bërë  për letërsi”, u shpreh ambasadori shqiptar.

Sipas tij, Qosja gëzon një reputacion të madh në Shqipëri.

“Në Shqipëri, Rexhep Qosja gëzon një reputacion të jashtëzakonshëm, kjo nuk do të thotë që ai nuk e gëzon në Kosovë, por unë kam bindjen se ne do të dimë t’ia kthejmë atë kontribut të tij në vlerë për  shoqërinë shqiptare”, ka theksuar Malaj. /RTK

Read Previous

“Penë e artë e Kosovës dhe Shqipërisë”, ambasadori Malaj vlerëson figurën e Qosjes

Read Next

Kurti: Eliot Engel, zëri i Kosovës në ditët më të vështira