Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime
Ekspertë ushtarakë nga më shumë se 30 vende do të mblidhen sot dhe nesër në Londër, për të diskutuar një mision të përbashkët ndërkombëtar që synon rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, sipas Ministrisë britanike të Mbrojtjes.
Këto takime synojnë të vazhdojnë punën e nisur javën e kaluar në një konferencë të udhëhequr nga presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministri britanik Keir Starmer, për të organizuar qarkullimin e anijeve në Ngushticën e Hormuzit pasi të përfundojë lufta, raporton “NBC News“, përcjell Reporteri.net.
Duke folur për këtë samit, sekretari britanik i Mbrojtjes, John Healey, tha se qëllimi kryesor është të sigurohet liria e lundrimit në këtë ngushticë.
“Tregtia ndërkombëtare, siguria e energjisë dhe stabiliteti i ekonomisë botërore varen nga lundrimi i lirë” tha Healey.
“Duke bashkëpunuar më ngushtë dhe duke planifikuar veprime të përbashkëta efektive, mund të ndihmojmë në rihapjen e ngushticës, stabilizimin e ekonomisë globale dhe mbrojtjen e njerëzve tanë”, ka shtuar ai./Reporteri.net