Interi kalon në finale pas fitores dramatike ndaj Comos

Interi ishte duke pësuar 2:0 nga Como deri në minutën e 69-të të ndeshjes kthyese të gjysmëfinales së Kupës së Italisë. Por falë dy golave të Hakan Çalhanoglut dhe golit të Petar Suçiqit, Interi kaloi në finale të Kupës së Italisë.

Interi mposhti Comon 3:2 të martën në Milano.

Ndeshja e parë kishte përfunduar baras, 0:0.

Për Comon golat i shënuan Martin Baturina dhe Lucas Da Cunha.

Mërgim Vojvoda i mungoi Comos në ndeshjen kthyese./koha.net

Read Previous

Sot në Kuvend mblidhen disa komisione parlamentare

Read Next

Kompensimi nga pasaktësitë në njehsorët elektrikë