Qeveria zgjedh kryesuesin e Bordit të Telekomit

Qeveria e Kosovës ka miratuar propozim-vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit për emërimin e Bordit të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Qendrore Telekomi i Kosovës.

Kryeministri Albin Kurti, njoftoi se kryesues i bordit është propozuar Shaban Neziri.

“Për kryesues të këtij bordi propozohet Shaban Neziri”, tha shefi i qeverisë, propozim ky që mori votat e kabinetit qeveritar./reporteri

Read Previous

Byroja për Konfiskimin e Pasurisë, Kurti: Nuk mund të ketë rrogë të vogël e fitim të madh

Read Next

Kusari-Lila për takimin Kurti-Abdixhiku: Shpresojmë në marrëveshje