GTA 6 pritet të sjellë fitime rekord, parashikohen miliona porosi paraprake
Katër individë, përfshirë dy shtetas të huaj, janë arrestuar në veriperëndim të Iranit, ka raportuar të dielën agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve Tasnim, për pjesëmarrje në një “rrjet spiunazhi të lidhur me SHBA-në dhe Izraelin”.
Të huajt, kombësia e të cilëve nuk është zbuluar, akuzohen për importimin e pajisjeve të internetit satelitor si Starlink, gjë që është një vepër penale në vendin i cili po përballet me shtatë javë ndërprerje të internetit.
Qindra iranianë janë arrestuar për “bashkëpunim me shtetet armike” që nga fillimi i luftës SHBA-Izrael me Iranin./koha.net