Izraeli pretendon se ka vrarë një nga komandantët kryesor të Hezbollahut

Ushtria Izraelite ka njoftuar se ka kryer një seri sulmesh ajrore që, sipas saj, kanë vrarë mbi 150 luftëtarë të Hezbollahut në jug të Liban.

Sipas deklaratës, në mesin e të vrarëve është edhe Ali Rida Abbas, i identifikuar si komandant i Hezbollahut në Bint Jbeil, zonë që ka qenë skenë përleshjesh të ashpra mes forcave izraelite dhe militantëve në ditët para armëpushimit, shkruan AP.

Izraeli nuk ka paraqitur prova që mbështesin këto pretendime, ndërsa Hezbollahu nuk e ka konfirmuar menjëherë vdekjen e komandantit të tij.

Armëpushimi mes palëve hyri në fuqi herët të premten, pas një periudhe përshkallëzimi të dhunës në rajon.

/koha.net

Read Previous

Haxhiu për presidentin: Në këtë javë përfundimtare, shpresoj të arrihet konsensus