Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK) ka paralajmëruar protesta nëse institucionet e Kosovës nuk ndërmarrin hapa për hartimin dhe miratimin e ligjit për mbrojtjen e vlerave të luftës.
Nënkryetari i OVL-UÇK-së, Gazmend Syla, tha se kërkesa është adresuar që më 20 shkurt 2026 kryeministrit Albin Kurti dhe udhëheqësve institucionalë, por deri tani nuk është marrë asnjë përgjigje.
“E deshëm t’ju njoftojmë edhe ju, por edhe opinionin publik, se ne diku me datën 20 shkurt i kemi dërguar një kërkesë zotëri Albin Kurti edhe zonjës Albulena Haxhiu. Në fakt është një kërkesë që ka tri kërkesa të tjera brenda kësaj kërkese. Bëhet fjalë për njëra që është më e rëndësishmja për ne: është hartimi dhe miratimi i ligjit për mbrojtjen e vlerave të luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Prej kësaj date, pra 20 shkurt të 2026-ës, nuk kemi marrë asnjë përgjigje lidhur me këtë kërkesë, qoftë eventualisht edhe për një takim të mundshëm me krerët e këtyre dy institucioneve. E prandaj, ju bëjmë me dije se ne kemi dalë, kemi diskutuar me të gjitha strukturat tona, pra degët tona që i kemi nëpër të gjithë vendin, edhe kërkojmë nga këtu, nga Qeveria e Republikës së Kosovës, nga Parlamenti i Republikës së Kosovës, që urgjentisht të marrë hapat e parë drejt fillimit të hartimit të këtij ligji, pra, dhe miratimit të këtij ligji për mbrojtjen e vlerave të luftës të UÇK-së sa më parë“, u shpreh Syla.
Sipas tij, nëse nuk ka reflektim nga Qeveria dhe Kuvendi, veteranët do të detyrohen të dalin në protesta për të kërkuar mbrojtjen ligjore të vlerave të luftës së UÇK-së. /GazetaSinjali/