Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime
Champions League hyn në fazën vendimtare dhe kampioni në fuqi, PSG, do të përballet në gjysmëfinale me Bayern Munich (ndeshjet më 28 prill dhe 6 maj). Një përballje që shumë e konsiderojnë si “finale e parakohshme”. Bayerni vjen pas eliminimit spektakolar të Real Madridit me rezultat të përgjithshëm 4-3, pas 2-1 në ndeshjen e parë.
Një sukses që konfirmon forcën e gjermanëve, por nuk ul ambiciet e PSG-së, që kaloi bindshëm Liverpool-in me 4-0 në total. Sipas superkompjuterit të Opta-s, favorit mbetet Bayerni: 61.28% shanse për të shkuar në finale kundrejt 38.72% të PSG-së. Në gjysmëfinalen tjetër, Arsenali konsiderohet edhe më favorit: 73.40% mundësi për të kaluar përballë Atletico Madridit (26.60%).
Një shifër që surprizon, duke parë rrugëtimin solid të “rojiblancos” dhe eliminimin e Barcelonës prej tyre. Megjithatë, në Champions, statistikat tregojnë vetëm një pjesë të historisë; diferencën e bëjnë detajet, eksperienca dhe menaxhimi i presionit në momentet vendimtare. /Telesport.al/