​Sonte kompletohet gjysmëfinalja e Ligës së Kampionëve

This photograph taken on December 7, 2020 shows the UEFA Champions League logo ahead of a training session on the eve of the UEFA Champions League group H football match between Paris Saint Germain (PSG) and Istanbul Basaksehir FK in Paris. (Photo by FRANCK FIFE / AFP) (Photo by FRANCK FIFE/AFP via Getty Images)

Atletico Madridi dhe Paris-Saint-Germain do t’i mësojnë sonte kundërshtarët e tyre në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve. Këto dy skuadra eliminuan Barcelonën, përkatësisht Liverpoolin dhe sonte do të jenë me sy tek dy ndeshjet e tjera nga të cilat edhe do të dalin rivalët e tyre.

Arsenali do të kërkojë që ta ruajë epërsinë 1-0 të ndeshjes së parë Sportingu dhe të kalojë kështu në gjysmëfinale ku do të përballej me skuadrën e Diego Simeones.

Nga ana tjetër, Real Madridi udhëton ën Gjermani, aty ku në stadiumin “Allianz Arena” do të ndeshjet me gjigantin Bayern Mynih për të kërkuar përmbysjen e rezultatit 2-1 të pësuar në ndeshjen e parë të zhvilluar një javë më parë në “Santiago Bernabeu”

Fituesi i këtij ballafaqimi në gjysmëfinale ndeshet me Paris-Saint-Germain.

Të dy këto sfida nisin nga ora 21:00.

KosovaPress

Read Previous

27 vjet nga masakra në Lagjen e Boshnjakëve

Read Next

Trump: Bota do të shkatërrohej pa mua