Greva e “Lufthansa”-s anulon qindra fluturime në Gjermani

Qindra fluturime janë anuluar sot në Gjermani, ndërsa pilotët e kompanisë ajrore “Lufthansa” kanë hyrë në ditën e dytë të grevës, në kuadër të një mosmarrëveshjeje të vazhdueshme për paga më të larta dhe pensione më të mira.

Pilotët  e “Lufthansa”, si dhe ata të “Lufthansa Cargo” dhe “Lufthansa CityLine”, nisën ndërprerjen e punës menjëherë pas mesnatës së djeshme.

Më shumë se 1 100 fluturime në  aeroportin e Frankfurtit, qendra kryesore e “Lufthansa” dhe aeroporti më i madh në Gjermani, janë anuluar dje dhe sot, ndërsa 710 fluturime të tjera janë pezulluar në  e aeroprotine Mynihut.

Greva e pilotëve, e organizuar nga sindikata ”Vereinigung Cockpit”, fokusohet te mosmarrëveshjet për pagat, përfshirë skemën e pensioneve të kompanisë dhe shpërblimet në filialin rajonal “CityLine”.

Ndërkohë, pilotët e linjës ajrore “Eurowings” pritet të rikthehen në punë gjatë ditës sç sotme.

Po ashtu, stjuardesat e ”Lufthansa” janë thirrur në grevë për të mërkurën dhe të enjten, duke shënuar valën e pestë të aksioneve sindikale në këtë kompani gjatë këtij viti.

Të hënën, drejtori i burimeve njerëzore të ”Lufthansa”-s, Michael Niggemann, paralajmëroi sindikatat kundër vazhdimit të kursit konfrontues, duke theksuar se çdo ditë grevë dobëson kompaninë ajrore. /ATSH-DPA/

Read Previous

Rama: Shqipëria në BE nuk është objektiv politik, por zgjedhje qytetërimi

Read Next

Hoxha: Shqipëria po ecën më shpejt se kurrë drejt së ardhmes evropiane