Sot në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve të Kombit në Shqiponjë apo ish-Jabllanicë të Gjakovës, janë bërë homazhe në nderim të përvjetorit të të rënëve në luftën e fundit në Kosovë. Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj vlerësoi lartë kontributin e gjithë dëshmorëve të vendit që dhanë për të shtrenjtën liri.
Njëherit edhe kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini ka thënë që gjaku i tyre është vetë liria që ne e gëzojmë.
Familjarë të të rënëve sot janë përulur pranë varreve tek më të dashurit e tyre. Ndihen mjaft të e emocionuar e në të njëjtën kohë edhe të gëzuar.
Me këtë rast u shpërndanë edhe mirënjohje për familjarët e dëshmorëve. Fshati Shqiponjë i Komunës së Gjakovës, njihet si vendi ku krisën pushkët e para për liri.