Lavrov i kërkon Rubios ndalimin e dërgesave të armëve për Ukrainën
Është mbyllur sot sezoni i rregullt në NBA, me nga gjashtë ekipe që kanë siguruar kualifikimin direkt në fazën çerekfinale të play-off në secilën Konferencë, ndërsa skuadrat e tjera do të garojnë në “play-in” për dy vendet e fundit.
Në Konferencën e Lindjes, në krye u rendit skuadra e Detroit, ndërsa në Perëndim vendin e parë e zuri Oklahoma, kampione në fuqi, që e mbylli sezonin me rekordin më të mirë prej 64 fitoresh dhe 18 humbjesh.
Ndeshjet e “play-in” do të zhvillohen nga 14 deri më 17 prill, ndërsa faza çerekfinale e play-off-it nis më 18 prill. /Telesport.al/
