Lavrov i kërkon Rubios ndalimin e dërgesave të armëve për Ukrainën
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka bërë thirrje për përpjekje maksimale diplomatike për t’i dhënë fund konfliktit në Lindjen e Mesme, duke theksuar se “asnjë përpjekje nuk duhet kursyer” për arritjen e një marrëveshjeje të qëndrueshme dhe afatgjatë.
Në deklaratën e tij, Macron nënvizoi se një zgjidhje e tillë duhet të krijojë një kornizë të fortë sigurie që u mundëson të gjitha vendeve të rajonit të jetojnë në paqe dhe stabilitet.
Ai theksoi se çdo marrëveshje duhet të adresojë çështjet kyçe, përfshirë aktivitetet bërthamore dhe balistike të Iran, rolin destabilizues në rajon, si dhe nevojën urgjente për rikthimin e lirisë së lundrimit në Ngushticën e Hormuzit.
Macron gjithashtu vuri theksin tek rëndësia që ka rikthimi i Libanit në rrugën e paqes, duke respektuar plotësisht sovranitetin dhe integritetin territorial.
Franca, sipas tij, është e gatshme të luajë rolin e saj aktiv, siç ka bërë që nga dita e parë e konfliktit.
Në lidhje me situatën në Ngushticën e Hormuzit, Macron bëri të ditur se në ditët në vijim, Franca në bashkëpunim me Mbretërinë e Bashkuar do të organizojë një konferencë me vendet e interesuara për të kontribuar në një mision shumëkombësh paqësor.
Ky mision, i cili do të jetë strikt mbrojtës dhe i ndarë nga palët ndërluftuese, synon rikthimin sa më të shpejtë të lirisë së lundrimit në këtë korridor strategjik global. /Albanianpost.com