Irani e quan “akt piraterie” bllokadën e propozuar nga ShBA për Ngushticën e Hormuzit

Forcat e armatosura të Iranit e kanë quajtur bllokadën e propozuar nga SHBA si një “akt piraterie”.

Ndërsa pritet një deklaratë nga Starmer, Irani ka kërcënuar me kundërpërgjigje ndaj këtij plani, duke i cilësuar kërcënimet e Uashingtonit si të paligjshme.

Në një deklaratë të publikuar nga agjencia shtetërore IRIB, Irani thotë se do të vazhdojë të kontrollojë Ngushticën e Hormuzit edhe pas përfundimit të luftës dhe se anijet e lidhura me armikun nuk kanë të drejtë të kalojnë në ujërat territoriale iraniane.

Në një paralajmërim për vendet e Gjirit, ushtria iraniane thekson se siguria e porteve në rajon “ose është për të gjithë, ose për askënd” dhe se nëse portet iraniane goditen nga SHBA, “asnjë port në Gjirin Persik dhe Detin e Omanit nuk do të jetë i sigurt”.

/Reporteri.net/

Read Previous

Çmimet e derivateve për sot: Nafta 1.84 euro për litër, benzina 1.44 euro

Read Next

Policia shqipton mbi dy mijë gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit