Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, njoftoi se të enjten Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë për të diskutuar në lidhje me vendimin për uljen e shtesave të personelit shëndetësor dhe pensionistëve.
“Mbledhja e Kryesisë vendosi që në seancën e të enjtes të vendoset si pikë kërkesa e AAK-së lidhur me vendimin për uljen e shtesave për personelin shëndetësor dhe për atë të pensionistëve.
“Në seancën e të enjtes do të kërkojmë që këto shtesa të rikthehen me shumën e njëjtë dhe atë paraprake. Për pikat tjera do të ju njoftojmë në vazhdim”./Ekonomiaonline