Tahiri: Kusari akuzon që deputetët e opozitës ngjasojnë më shumë më banda se me deputet

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka akuzuar ushtruesen e detyrës së shefes së grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila për ofendime.

Tahiri ka thënë se kanë qenë të detyruar shkaku i ofendimeve edhe ta lëshojnë mbledhjen e kryesisë së Kuvendit.

Së bashku me nënkryetarin e Kuvendit lëshuam mbledhjen e Kryesisë për shkak të ofendimeve që vijnë nga zonja Kusari e cila përfaqëson Lëvizjen Vetëvendosje. Zonja Kusari është e fundit që ka deficite të mëdha morale që deputetët e opozitës me u thënë se më shumë ngjasojnë më banda se me deputetPaaftësia e tyre me ec për zhvillim po i shtynë ata me ndal temat e partive opozitare. Ritëm shumë i dobët dhe i ngathët po ndodhë në vendin tonë që tregon paaftësi të ministrit dhe kryeministrit. Bojkoti nuk është praktikë e jona. Kësaj Qeverie mund t’i konvenoj kjo zhurmë e rrëmujë që mos me u kujtua pagesa e energjisë elektrike për qytetarët në veri”, u shpreh ai./Gazetasinjali

Read Previous

Vaksinohen rreth 8 mijë persona të moshës mbi 65-vjeç

Read Next

Tahiri: Të enjten diskutim për uljen e shtesave të pensionistëve