Rashani e shënon golin e parë të sezonit në Australi

Ish-sulmuesi i Kosovës, Elbasan Rashani, e ka shënuar golin e parë në kampionatin elitar të Australisë në këtë edicion.

Rashani me Melbourne Cityn të shtunën shënoi gol në fitoren 3:0 ndaj WS Wanderers, në ndeshjen e xhiros së 23-të.

32-vjeçari realizoi nga afërsia për 3:0, katër minuta pas pushimit.

Rashani luajti deri në minutën e 66-të.

Melbourne City është i shtati me 29 pikë, me një ndeshje më pak të luajtur.

Lider është Newcastle Jets që ka 43 pikë./koha.net

Read Previous

Meloni për deklaratat e Trumpit për NATO-n: Ne mbrojmë interesat kombëtare, kur s’pajtohemi duhet ta themi

Read Next

Trumpi rikthen “burgun e frikës” – Alcatrazi drejt rihapjes