Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime
KFOR përmes faqes zyrtare ka bërë të ditur se ushtarë nga Luksemburgu, Holanda dhe Belgjika, që formuan njësinë e Beneluksit të caktuar në Batalionin e Inteligjencës, Mbikëqyrjes dhe Zbulimit (ISRBN) të misionit KFOR të udhëhequr nga NATO, pas një viti shërbimi të përkushtuar kanë përfunduar misionin e tyre në Kosovë, shkruan Express.
Gjatë qëndrimit në Kosovë në kuadër të KFOR-it, kjo njësi ka përdorur sistemin ajror pa pilot “X-300 Integrator”, duke kontribuar në rritjen e ndërgjegjësimit për situatën dhe efektivitetin opracional në të gjithë rajonin “duke reflektuar angazhimin e qëndrueshëm të KFOR-it për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë”, raporton Express.
KFOR-i në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare ritheksojnë se misioni ushtarak vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.
“KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Sundimit të Ligjit të Bashkimit Evropian në Kosovë (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë”, përfundon njoftimi./express