Humbjet ndaj Shqipërisë dhe Sllovakisë alarmojnë basketbollin kosovar, kërkohen ndryshime
Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se duhet të ketë hetim dhe trajtim institucional sa i përket çështjes së ekspozitës së që ekspozoi pasaktësi të masakrave në Kosovë.
Në konferencën për media pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Tahiri ka thënë se këtë gabim e konsideron dështim të shtetit.
“E konsideroj si dështim të shtetit, një gabim i trajtimit të një pike dhe ekspozite me përmbajtje aq të dëmshme që krijoi dhimbje pa kurrfarë përgjegjësie. Janë marrë disa qëndrime, mirëpo ajo që e them me përgjegjësi të plotë, ky ka qenë një dështim shumë serioz dhe një lëshim shumë serioz për të cilin duhet të ketë hetim e trajtim institucional”, ka thënë ai.
Lidhur me zgjedhjen e presidentit, Tahiri ka thënë se duhet të arrihet marrëveshje për t’i mbledhur 80 vota.
“Krejt vajtojnë e bërtasin ‘kuku si ta gjejmë presidentin’, asnjë veprim konkret nga pozita nuk e kemi, asnjë zë nuk i dëgjohet kryeministrit e as Qeverisë. Për ta bërë presidentin duhet t’i kesh 80 vota, për t’i pasur 80 vota duhet të arrihet marrëveshje e marrëveshje nuk ka pasur pasi i kanë dashur (t’i propozojë) dy të vetë të partisë së vet”, ka thënë ai.
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në një konferencë për media, nuk ka komentuar protestën që do të mbahet sot nga Organizata e Veteranëve të Luftës (OVL-UÇK), shkak i ekspozitës nga ish-këshilltari i tij, Shkëlzen Gashi, i cili kishte vendosur gabime për krimet e Serbisë në Kosovë, raportoi KSP.
I pyetur nga mediat për këtë ekspozitë dhe protestën që do të mbahet sot, tha se në atë ekspozitë gabimet duhet të korrigjohen dhe të shtohen edhe masakrat që nuk ishin përfshirë.
Kurti përmendi se një ekspozitë e tillë, duhet të ekspozohet, para botës, por edhe para brezave të rinj që të kuptojnë historinë e popullit.
“Mesa mora vesh tashmë është larguar, ajo nuk ndodhet më në shesh. Aty ka shumë masakra që nuk janë përfshirë, por kishte edhe të tilla që kanë pasur gabime në tekst, ato natyrisht doemos duhet të korrigjohen e përmirësohen. E vërteta për ne dhe krimet e kryera në Kosovë duhet të ekspozohen sa më shumë, jo vetëm para botës por edhe para nesh, në veçanti para të rinjve dhe brezave që do të vijnë”, tha Kurti.
Sot, në orën 13:00, OVL-UÇK do të mbajë protestë para Kuvendit të Kosovës, për ekspozitën që ishte shfaqur në sheshet e Prishtinës, nga ish këshilltari i Kurtit, Shkëlzen Gashi, në të cilën ka pasur gabime dhe të pavërteta ndaj krimeve të serbëve. /Koha.net/