Kurti viziton Përfaqësuesen para finales me Turqinë: Pas jush është një komb i tërë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar Përfaqësuesen e Kosovës në futboll të dielën dy ditë para se futbollistët ta luajnë ndeshjen finale të plejofit për Botërorin 2026 kundër Turqisë. 
Kosova do të përballet me Turqinë të martën mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri”. 

Kurti u ka thënë futbollistëve të Kosovës se ata e kanë mundësinë ta vendosin Kosovën në sytë e mbarë njerëzimit. 

“Përmes juve si ekip e kemi mundësinë ta vendosim Kosovën dhe historinë e saj të qëndresës e talentit në sytë e mbarë njerëzimit. Pas jush është jo vetëm një shtet, por një komb i tërë. Janë tifozët në stadium, janë familjet tuaja, janë qytetarët në çdo banim, fshat e qytet dhe janë të gjithë shqiptarët kudo në botë. Kjo mbështetje masive është forca juaj dhe merreni me vete në fushë. Dhe mos harroni besimin për fitore në këtë finale e keni ndërtuar ju si ekip, me trajnerin dhe gjithë stafin udhëheqës dhe mbështetës”, tha Kurti, njofton Federata e Futbollit të Kosovës./koha.net

Read Previous

OVL-UÇK sot protestë para Kuvendit kundër ekspozitës “Masakrat 1998-1999”

Read Next

Grupi Houthi me ‘front të ri në luftën e Iranit’ – a do ta bllokojnë ata ngushticën Bab al-Mandeb?