Kundërshtarja potenciale e Kosovës në Botëror mposhtet thellë nga Belgjika

Nëse e mposht të martën Turqinë, Kosova në Botërorin e futbollit do të jetë në grup me SHBA-në, Paraguajin dhe Australinë. 

Dhe njëra prej kundërshtareve potenciale të Kosovës, SHBA-ja, pësoi humbje të thellë të shtunën mbrëma në miqësore.

Në miqësoren në Atlanta, futbollistët amerikanë pësuan 5:2 nga Belgjika.

Weston McKennie dhe Patrick Agyuemang shënuan për amerikanët. Zeno Debast, Amadou Onana, Charles de Ketelaere dhe Dodi Lukebakio i shënuan golat për Belgjikën. Lukebakio realizoi dy herë./koha.net

Read Previous

101 vjet nga vrasja e Bajram Currit