GTA 6 pritet të sjellë fitime rekord, parashikohen miliona porosi paraprake
Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) ka njoftuar se, në kuadër të rregullimit të tregut të energjisë elektrike, është duke zhvilluar një shqyrtim të detajuar dhe vlerësim të kostove të ndërmarrjeve të rregulluara.
Sipas njoftimit të ZRREsë, për shkak të nevojës për analizë më të thelluar të të dhënave, procesi i vendimmarrjes është shtyrë. Si rrjedhojë, largimi i konsumatorëve nga shërbimi universal është shtyrë deri më datë 1 maj 2026.
Megjithatë, ZRRE ka bërë të ditur se kjo shtyrje nuk i pengon konsumatorët e kualifikuar që të dalin në tregun e hapur të energjisë.
“Konsumatorët që plotësojnë kushtet e nevojshme mund të vazhdojnë procedurat e kalimit në furnizuesin e zgjedhur sipas afateve dhe procedurave të parashikuara”, thuhet në njoftim.
ZRRE thekson se do të vazhdojë monitorimin e këtij procesi dhe do të informojë publikun për çdo zhvillim të ri. /RTKlive