Petritsch: Mosnjohja nga disa vende të BE-së dhe bllokadat e brendshme po dëmtojnë rrugën e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për Kosovën, ambasadori Wolfgang Petritsch, ka deklaruar se mosnjohja nga disa vende të BE-së dhe bllokadat e brendshme po e dëmtojnë seriozisht rrugën e Kosovës drejt integrimit evropian.

Në një intervistë për Rtv21, Petritsch theksoi se përgjegjësia kryesore bie mbi institucionet vendore, të cilat duhet të adresojnë çështjet e hapura dhe të gjejnë zgjidhje pragmatike për të siguruar përparim politik, ekonomik dhe shoqëror.

Ai theksoi se Kosova duhet t’i zgjidhë vetë çështjet e brendshme politike, përfshirë zgjedhjen e presidentit të ri.

“Le ta shohim se çfarë do të vendos Gjykata Kushtetuese. Dhe duhet të niseni prej aty: a do të ketë zgjedhje të reja, që nuk janë të mirëseardhura, apo do të ketë zgjidhje në Parlament me qëllim që të përzgjedhet dhe zgjedhet një president i ri për Kosovën. Mendoj se këto janë çështje të cilat bashkësia ndërkombëtare ose evropianët nuk mund t’i zgjidhin për Kosovën”, deklaroi ai.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Kryediplomati shqiptar: Kosova, prioritet kryesor i politikës së jashtme të Shqipërisë

Read Next

Mbi 2 mijë e 500 gjoba për 24 orë, Policia njofton për 43 aksidente e disa persona të arrestuar