Moti gjatë ditës së sotme do të jetë kryesisht i vranët, i shoqëruar me intervale të herëpashershme me diell.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 dhe 3 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 12 deri në 16 gradë Celsius, transmeton KosovaPress.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, kryesisht nga drejtimi i veriperëndimit, me shpejtësi prej 1 deri në 5 metra në sekondë.