Kaja Kallas: Marrëveshjet për Kosovën, hap i rëndësishëm për qytetarët

Foto: Driton Paçarada/Koha.net

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Kaja Kallas, ka përshëndetur marrëveshjet e arritura për regjistrimin civil dhe Ligjin për të Huajt, duke i cilësuar si “një hap të rëndësishëm përpara për të mirën e të gjithë qytetarëve në Kosovë”.

Ajo theksoi rëndësinë e sigurisë së vazhdimësisë në ofrimin e shërbimeve publike dhe vlerësoi se këto marrëveshje krijojnë një mundësi të re për Dialogun Beograd–Prishtinë, duke shprehur gatishmërinë për të organizuar së shpejti një takim të nivelit të lartë.

Shefja e diplomacisë evropiane falënderoi të gjithë ata që u angazhuan në mënyrë konstruktive për realizimin e këtyre marrëveshjeve dhe theksoi se zbatimi i marrëveshjeve të mëparshme mbetet jetik për procesin e dialogut. /RTK

Read Previous

142 vjet nga vdekja e Karl Marxit, themeluesi i teorisë marksiste, lëvizjes revolucionare të shekullit 19-të

Read Next

Fitimet e BMW-së bien në nivelin më të ulët që nga pandemia e COVID-19