Si prodhohet djathi, një ndër specialitetet e Qumështores Gexha
Superliga e Basketbollit të Kosovës vazhdon këtë fundjavë me ndeshje shumë interesante.
Ditën e shtunë zhvillohen dy përballjet e para.
Në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë, “Vëllaznimi” do të jetë nikoqir i “Golden Eagle Yllit”, me kuqezinjtë që kanë tetë fitore dhe 15 humbje, kurse therandasit dhjetë fitore dhe 13 humbje.
Një përballje po ashtu interesante është ajo ndërmjet “Sigal Prishtinës” dhe “Rahovecit 029”. Prishtinasit numërojnë nëntë fitore dhe 14 humbje, kurse “Vreshtarët” shtatë fitore dhe 16 humbje.
Ndërkohë, ditën e diel zhvillohen dy ndeshje tjera, ku vëmendja kryesore është në Prizren, pasi “Bashkimi” do të jetë nikoqir i “Trepçës”, derisa ndeshja tjetër zhvillohet mes “Pejës” dhe skuadrës së “Borës”. /GazetaSinjali/
